Një i vdekur e dy të lënduar në aksident komunikacioni në magjistralen Prishtinë-Pejë
Një person ka mbetur i vdekur dhe dy të tjerë janë lënduar në një aksident komunikacioni që ka ndodhur sot në orët e mbrëmjes në magjistralen Prishtinë-Pejë, në fshatin Zajm të Klinës.
Rastin e konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke i kryer hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit./Telegrafi/