Kinë, dalin nga shinat dy vagonët e fundit të trenit, mbi 100 të lënduar

Kinë, dalin nga shinat dy vagonët e fundit të trenit, mbi 100 të lënduar

Më shumë se 100 persona janë raportuar të lënduar pas daljes nga shinat të dy vagonëve, në një metro në Kinë. Gjithsej 102 persona raportuan kocka të thyera dhe të tjerë u shtruan në spital.
Kryeqyteti kinez, ku incidente të tilla janë të rralla është goditur nga stuhi dëbore ditët e fundit, duke çuar në vonesa të transportit në të gjithë qytetin. Aksidenti ndodhi pak para orës 19 të së enjtes, kur dy vagonët e fundit të një treni të metrosë dolën nga shinat.

Rreth orës 23:00, gjithsej 515 persona u dërguan në spital për kontrolle, nga të cilët 102 kishin fraktura. /abcnews.al

MARKETING