Arrestohet 23 vjeçari nga Tetova, dyshohet për dhunë fizike ndaj bashkëshortes

Arrestohet 23 vjeçari nga Tetova, dyshohet për dhunë fizike ndaj bashkëshortes

Sektori për Punë të Brendshme – Tetovë njofton se gjatë ditës së djeshme ka privuar nga liria 23 vjeçarin S.D. nga Tetova i cili paraprakisht ishte denoncuar nga bashkëshortja e tij për dhunë fizike.
“Dje (24-nëntor) rreth orës 22.00, efektivët e policisë të SPB-Tetovë kanë privuar nga liria 23-vjeçarin S.D nga Tetova, i cili më parë ishte raportuar nga gruaja e tij 19-vjeçare se ai e kishte sulmuar fizikisht atë, por gjithashtu muajin e kaluar ai ishte përpjekur që të kryente një sulm seksual ndaj motrës së saj të vogël. S.D. është ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të përgatiten parashtresë e parashikuar me ligj”, thuhet në njoftimin e SPB-Tetovë.

MARKETING