Bardhi: Sa kohë i mohohen të drejtat kushtetuese opozitës, s’do ketë punë normale në Kuvend

Bardhi: Sa kohë i mohohen të drejtat kushtetuese opozitës, s’do ketë punë normale në Kuvend

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi është shprehur se opozita do të vijojë aksionin e saj duke mos lejuar funksionimin normal të Kuvendit për sa kohë i mohohen të drejtat kushtetuese.

Bardhi theksoi se interesi i opozitës është funksionimi normal i parlamentit.

“E kemi përsëritur disa herë që interesi i opozitës është për funksionimin normal të parlamentit. Shqipëria është përballë sfidave të integrimit të saj në Bashkimin Europian dhe Kuvendi i një vendi kandidat për BE duhet të funksionojë në kushte normale me një maxhorancë që kryen punën e saj dhe një opozitë që kryen punën e saj.

Ne i kemi marrëë vendimet tona jemi duke i zbatuar dhe nuk ka asnjë surprizë për opinionin publik dhe veçanërisht ju që e ndiqni nga afër zhvillimet politike që sa kohë opozitës i mohohet çdo e drejtë kushtetuese Kuvendi nuk do mund të funksionojë normalisht. Sfida jonë e rradhës do të jetë seanca dy ditore për shqyrtimin e buxhetit të oligarkisë dhe jo buxhetit në ndihmë të qytetarëve shqiptarë”-tha Bardhi.

MARKETING