Qeveria në Gaza: Në 3 ditët e fundit ushtria izraelite bombardoi 8 spitale

Qeveria në Gaza: Në 3 ditët e fundit ushtria izraelite bombardoi 8 spitale

Qeveria në Gaza deklaroi se ushtria izraelite ka bombarduar 8 spitale në 3 ditët e fundit ndërsa 18 spitale kanë qenë jashtë shërbimit që nga fillimi i sulmeve më 7 tetor, transmeton Anadolu.

Shefi i Zyrës për media të qeverisë në Gaza, Selame Maruf tha se forcat izraelite goditën oborrin e spitalit Shifa mbrëmë dhe hyrjen e spitalit Nasr.

Zyrtari palestinez deklaroi se ushtria izraelite ka bombarduar 8 spitale në 3 ditët e fundit ndërsa 18 spitale kanë mbetur jashtë shërbimit që nga fillimi i sulmeve më 7 tetor.

Ai thekson se bombardimi i spitaleve nga Izraeli dhe kthimi i tyre në objektiva ushtarake është një “krim lufte” sipas ligjit ndërkombëtar. Maruf tha se dhjetëra njerëz u vranë dhe u plagosën si rezultat i sulmeve ndaj këtyre objekteve që duhet të mbrohen.

MARKETING