Parlamenti i Uellsit bën thirrje për armëpushim në konfliktin Izrael-Palestinë

Parlamenti i Uellsit bën thirrje për armëpushim në konfliktin Izrael-Palestinë

Parlamenti i Uellsit ka votuar për të kërkuar një armëpushim të menjëhershëm në konfliktin Izrael-Palestinë, transmeton Anadolu.

Mocioni i paraqitur nga partia ‘Plaid Cymru’ e krahut të majtë u miratua dje nga 24 anëtarë të parlamentit, të njohur zakonisht si Senned, të cilët votuan pro mocionit, ndërsa 19 votuan kundër dhe 13 abstenuan.

Duke folur në parlament, lideri i partisë, Rhun ap Iorwerth, u kërkoi anëtarëve të avokojnë për paqen afatgjate në vendin e Lindjes së Mesme.

Ndërkohë, Darren Millar nga partia konservatore tha se Izraeli ka të drejtë të mbrohet, duke pretenduar se Izraeli në luftë me Hamasin, jo me palestinezët.

Liberal demokratët e Uellsit gjithashtu mbështetin mocionin, ndërsa ministrat e qeverisë së Uellsit të udhëhequr nga laburistët abstenuan mes kritikave në rritje ndaj udhëheqjes së Partisë Laburiste të Mbretërisë së Bashkuar për dështimin për të kërkuar një armëpushim.

“Jam krenar që sonte, Senned-i ynë, që përfaqëson njerëzit e kombit tonë, ka marrë një qëndrim në kauzën e njerëzimit”, shkroi Iorwerth.

Partia ‘Plaid Cumry’ falëndëroi të gjithë anëtarët që mbështetën mocionin, duke përfshirë laburistët dhe liberal demokratët.

Izraeli ka nisur sulme të pamëshirshme ajrore dhe tokësore në Rripin e Gazës pas një ofensive ndërkufitare nga grupi palestinez i rezistencës Hamas më 7 tetor.

Të paktën 10.569 palestinezë, përfshirë 4.325 fëmijë dhe 2.823 gra, janë vrarë që atëherë. Ndërkohë, sipas shifrave zyrtare, numri i të vdekurve izraelitë është gati 1.600.

MARKETING