Forcat izraelite pretendojnë se Hamasi ka humbur kontrollin mbi veriun e Gazës

Forcat izraelite pretendojnë se Hamasi ka humbur kontrollin mbi veriun e Gazës

Hamasi ka humbur kontrollin mbi Rripin verior të Gazës pasi mijëra banorë janë zhvendosur në jug, tha zëdhënësi ushtarak izraelit, Daniel Haggari.

“Ne pamë 50,000 Gazanë që lëvizën nga Rripi verior i Gazës në jug. Ata po lëvizin sepse e kuptojnë se Hamasi ka humbur kontrollin në veri”, tha Haggari në një konferencë për mediat.

“Hamasi ka humbur kontrollin dhe vazhdon të humbasë kontrollin në veri,” tha ai.

Haggari përsëriti se nuk do të ketë armëpushim, por Izraeli po zbaton pauza humanitare në periudha të caktuara për të lejuar banorët të zhvendosen në jug.

MARKETING