(VIDEO) Transparence Internacional: Nga ndryshimet e kodit penal përfituan shumë “peshq të mëdhenj”

(VIDEO) Transparence Internacional: Nga ndryshimet e kodit penal përfituan shumë “peshq të mëdhenj”

Ndryshimet në Kodin Penal të datës 6 shtator, ka siguruar parashkrim për një numër të madh çështjesh kundër zyrtarëve të akuzuar për veprime korruptive, thuhet në raportin e organizatës  Тransparence Internacional. “Target-Fortesa u shemb, Mijalkov mbeti i palënduar”, pas pesë vite e nëntë muaj luftë gjyqësore, prej të cilëve 9 muaj lënda u mbajt në sirtar në Apelin e Shkupit, theksohet në raport. Më tej, thuhet se deputeti i VMRO-së Antonio Milloshoski dhe 9 të akuzuarit e tjerë në rastin “Moçnik” kanë parashkruar ndjekjen për veprën penale të keqpërdorimit të pozitës zyrtare, por ai do të qëndrojë në sallën e gjyqit sepse është përgjegjës edhe për veprën e mashtrimit.”

Rastet e tjera për keqpërdorim të detyrës janë rasti “Syri i gjarpërit” ku bëhet fjalë për 46 punonjës si dhe rasti “Talir”, ish ministri i Maqedonisë së Veriut, Mile Janakieski, për të cilin do të parashkruhet për keqpërdorim të pozitës zyrtare.

TRANSPARENCE INTERNACIONAL 

“Në rastin ‘Syri i gjarpërit’, të pandehurit do të kërkojnë dëmshpërblim me të gjitha bazat, në të cilin 46 punonjës të ‘Rrugës së Maqedonisë’ akuzoheshin për shpërdorim detyre dhe penale, të cilët kanë lëshuar fatura fiskale për shoferat në kabinat e pagesës Rasti ‘Talir’do të ketë parashkrim që ka të bëjë me financimin e VMRO-DPMNE-së”

Prokurorja Publike, Lençe Ristovska, për rastin “Tërdina” ka theksuar se nuk do të ketë përgjegjësi për përgjimet ilegale e cila është pasojë e drejtpërdrejtë e ndryshimeve në Kodin Penal. Ndërsa, kryetari i Gjykatës Themelore Penale në Shkup, Ivan Jolev, potencoi se ndryshimet në Kodin Penal janë problemi kryesor për parashkrimin e lëndëve. Sipas Jolevit është koha që të ndodhin këto ndryshime.  Ndryshimet në Kodin Penal i sollën rrethana lehtësuese edhe për Muhamed Zeqirin, i cili u gjykua për keqpërdorim të detyrës. /SHENJA/

 

MARKETING