Netanyahu në fokus me citime të shpeshta nga Tora në periudhën e luftës

Netanyahu në fokus me citime të shpeshta nga Tora në periudhën e luftës

Përderisa sulmet e Izraelit ndaj Gazës po vazhdojnë, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, me deklaratat e tij që nga 7 tetori, po tërheq vëmendje me citime nga Tora.

Edhe pse njihet me pikëpamjet e tij laike, Netanyahu në fjalimet e mëparshme të tij rrallëherë e ka cituar Torën.

Duke thënë se lutet për ushtarët izraelitë, Netanyahu në konferencën për media më 28 nëntor tha: “Zoti i përultë armiqtë tanë përpara tyre dhe i kurorëzoftë me shpëtim dhe fitore”.

Më pas, duke cituar pjesën nga Tora ku i referohet eksodit të hebrenjve nga Egjipti: “Pasi ju dolët nga Egjipti, kujtoni se çka ju bënë Amalekitët gjatë udhëtimit tuaj” (17:25), Netanyahu tha: “Kujtojmë dhe luftojmë”.

Edhe në fjalimin më 25 tetor, ai e citoi Torën dhe përdori termin “profeci”.

“Do ta shohim profecinë e Isaiah kundër Hamasit me fuqinë tonë të përbashkët dhe drejtësinë tonë dhe besimin tonë të thellë në përjetësinë e popullit hebre”, tha Netanyahu, duke iu drejtuar izraelitëve, duke e cituar pjesën (60:18) nga libri “Isaiah” i Torës:

“Nuk do të ketë më lajme për dhunë nga vendi juaj, grabitje dhe shkatërrim nga kufijtë. Do t’i quash muret e tua shpëtim dhe portat e tua lavdi”.

Ndërkaq, në fjalimin më 9 tetor, duke vënë në dukje në shprehjen “Përjetësia e Izraelit nuk gënjen” nga libri “Samuel” i Torës, Netanyahu tha: “Themelimi i Izraelit është një mrekulli; shembull i besimit dhe i punës”.

Po ashtu, në fjalimin më 7 tetor, kur filluan incidentet, Netanyahu theksoi: “Mos harroni se po avanconi në rrugën e heronjve të popullit izraelit; Rruga e Joshuas, Judah Maccabee, viti 5708 hebre (1948 sipas kalendarit gregorian) dhe heronjve të të gjitha luftërave të Izraelit”.

Netanyahu gjithashtu në fjalimet e tij përdor edhe shprehjet “e mira mbizotëron mbi të keqen, drita triumfon mbi errësirën” dhe “Rroftë populli i Izraelit!”.

– “Një situatë e pazakontë për Netanyahun”

Aktivisti izraelit i krahut të majtë dhe analist, rabini Elhanan Miller, në deklaratë për Anadolu theksoi se citimi i Torës nga liderët izraelitë në periudhat e luftës është një situatë normale dhe e zakontë.

Miller thekson se komandantët në luftërat e mëparshme kanë përdorur citime nga Tora dhe tekste fetare në fjalimet e tyre. “Kjo situatë u përsërit edhe në fjalimet e Netanyahut. Kjo është një situatë e pazakontë dhe pjesërisht i bën thirrje bazës së djathtë dhe fetare në Izrael”, tha ai Miller.

Miller deklaroi se ky akt i Netanyahut është gjithashtu një lloj ushtrimi i marrëdhënieve me publikun, duke shtuar se ai dëshiron t’u tregojë njerëzve se është besimtar dhe i vendosur.

Megjithatë, duke shprehur mendimin se kjo është pjesë e lojës që po luhet, Miller tha: “Netanyahu është një person i fiksuar, ai aktualisht është më i zënë me marrëdhëniet me publikun se çdo gjë tjetër. Duke qenë se ai përdor të gjitha mjetet mediatike në fjalimet e tij, nuk është befasuese ajo që bën në këtë drejtim”.

Shumë njerëz në Izrael e konsiderojnë kryeministrin Netanyahu përgjegjës për dobësinë e sigurisë në sulmet e Hamasit më 7 tetor dhe se kryeministri po përpiqet të fajësojë për këtë çështje institucionet e sigurisë dhe inteligjencës, por komentohet se e ardhmja politike e Netanyahut është duke u lëkundur.

MARKETING