Qeveria daneze propozon që djegia e Kuranit të dënohej me ligj

Qeveria daneze propozon që djegia e Kuranit të dënohej me ligj

Qeveria daneze propozoi sot një ligj sipas të cilit djegia e kopjeve të Kuranit në vende publike do të bëhej e dënueshme me ligj, por ligji është modifikuar në krahasim me versionin origjinal.

“Projektligji synon në mënyrë specifike përmbajtjen me rëndësi thelbësore fetare për komunitetin fetar”, njoftoi Ministria daneze e Drejtësisë, raporton danez “Politiken”.

Ministri danez i Drejtësisë Peter Humelgaard tha se ishte e rëndësishme që ligji të ishte shumë i saktë.

“Ne vendosëm të përshtatnim ligjin, e bëmë atë në bazë të konsultimit me policinë dhe për shkak të frikës se versioni origjinal i ligjit do të ishte shumë i vështirë për t’u zbatuar në praktikë,” tha Hummelgaard.

Në projektligjin e ri ndryshimi konsiston në dallimin ndërmjet objekteve me rëndësi fetare dhe shkrimeve me rëndësi fetare.

Projektligji i ri synon përdhosjen e shkrimeve me rëndësi fetare, ndërsa varianti i parë i ligjit parashikonte që i referohej përdhosjes së të gjitha objekteve me rëndësi fetare.

MARKETING