‘Bota në fokus’: Gjenocid në Gaza. Pse SHBA e ndihmon Izraelin?

‘Bota në fokus’: Gjenocid në Gaza. Pse SHBA e ndihmon Izraelin?

Ultimatumi i Izraelit që popullata civile ta lëshojnë veriun dhe të vendosen në jug të Gazës, është plani që pastaj nga jugu të deportohen në gadishullin egjiptian të Sinait dhe në një far forme të ndërtohen vendbanime palestineze aty e këta të fundit të mos kthehen kurr më në tokën e tyre.

Këtë e bëri të ditur ambasadori izraelit në SHBA me arsyetimin se derisa ushtria izraelite po lufton Hamasin në Gaza, të mos dëmtohet popullata civile. Në këtë situatë kur Izraeli akuzohet se po bën spastrim etnik, SHBA-ja ka aktivizuar gjithë arsenalin në mbështetje të agresionit izraelit.

Që në ditët e para të konfliktit, SHBA-ja furnizoi Izraelin me armë të rënda ndërsa luftanijet amerikane janë pozicionuar në Mesdhe për ta mbrojtur këtë të fundit nga ndonjë sulm i mundshëm iranian. Madje, i gjithë aparati shtetëror i SHBA-së, duke filluar nga presidenti Biden, është shprehur hapur se Irani do të përballej me tmerrin nëse guxon të sulmojë Izraelin.

Se a do të marrë përmasa rajonale konflikti aktual mbetet të shihet por qëndrimi amerikan është se nëse kërcënohet mbijetesa e Izraelit, Shtetet e Bashkuara ka të ngjarë të ndërhyjnë drejtpërdrejt me sulme ajrore dhe detare.

Avdi Bakiju /SHENJA/

MARKETING