Berisha: Rama i trajton kryeministrat e Kosovës, si kryebashkiakë të Vlorës
Sali Berisha deklaroi për mediat se gjendja e Shqipërisë sot është e mjerueshme dhe vjen sepse Edi Rama është toleruar në çdo akt që ka bërë kundër vendit.
Sipas tij askush nuk duhet të pranojë që Rama çdo javë të denigrojë kundër udhëheqjes politike të një vendi të pavarur.
Ai i trajton kryeministrat e Kosovës, sikur të ishin kryebashkiakë të Vlorës. Pra, ai është kthyer në një altoparlant të Beogradit! Çfarë duhet të bëjë ai më shumë se kaq që ne të pranojmë këto qëndrime të tij? Ne duhet ta kemi të qartë se jemi dy shtete të pavarura, sovrane. Nëse ta supozojmë nuk do ta ndihmojë, por kjo është njëra anë. Por jo ta sulmojë çdo ditë. Bëni pak, kthejeni pak videon e këtyre tre ditëve. Këtu u bë samiti evropian. Bëri gjithçka të tregojë se ky ishte samiti anti-Kosovë. Po ndodh në botë kjo? I erdhi presidenti francez, çështja më kryesore ishte Kosova. Vizat për qytetarët e Kosovës. Më thoni ju, a mund të ndodhë që një vend fqinj, normal, të shndërrohet në një platformë propagande kundër vendit fqinj tjetër? Ndërkohë kur atje nuk ekziston asnjë propagandë antishqiptare,” – u shpreh Berisha.