Izraeli shënjestron aeroportet siriane në Damask dhe Halep

Izraeli shënjestron aeroportet siriane në Damask dhe Halep

Izraeli kreu sot sulme në kryeqytetin sirian të Damaskut dhe qytetin e Halepit, duke shënjestruar aeroportet e tyre, njoftuan mediat lokale, transmeton Anadolu.

“Sulmet izraelite shënjestruan aeroportet kryesore në kryeqytetin sirian Damask dhe qytetin verior të Halepit të enjten”, raportoi e përditshmja “Haaretz”.

Ushtria izraelite konfirmoi bombardimin e 2 aeroporteve në sulme të njëkohshme, njoftoi televizioni izraelit “Channel 12”.

“Sham FM” raportoi se mbrojtja ajrore siriane u aktivizua në përgjigje të sulmit.

Nuk raportohet për viktima apo të plagosur nga sulmet.

MARKETING