Hill: Do të doja që Serbia të kuptojë se Kosova është shtet i pavarur

Hill: Do të doja që Serbia të kuptojë se Kosova është shtet i pavarur

Ambasadori i SHBA-së në Serbi Christopher Hill ka deklaruar se ai do të donte që Serbia të kuptojë dhe të njohë se Kosova është shtet i pavarur, por problemi është më kompleks se kaq.
Hill gjithashtu ka thënë në ditën e dytë të Konferencës së Sigurisë së Beogradit (BSC) se është jashtëzakonisht e rëndësishme të kuptohet se çfarë ndodhi më 24 shtator gjatë sulmit të armatosur nga terroristët serbë në Banjskë të Kosovës.

“Si gjëja e parë drejt zgjidhjes së problemit, duhet të mbajmë me të vërtetë përgjegjës përgjegjësit për atë që ndodhi, në mënyrë që të mos përsëritet më”, ka thënë ambasadori i SHBA në Beograd, pjesëmarrës në panelin “Ballkani Perëndimor në (ç)rregullim global”.
Ai gjithashtu ka thënë se hapi i dytë do të ishte qetësimi i situatës në veri të Kosovës dhe më pas gjetja e zgjidhjes politike.

“Është e rëndësishme që SHBA dhe BE të përpiqen bashkërisht të zgjidhin problemet e Ballkanit Perëndimor. Kosova është ende një problem shumë i vështirë”, ka thënë ai.

“Njerëzit thonë se Serbia thjesht duhet të kuptojë se Kosova është shtet i pavarur, ta kapërcejë këtë dhe të vazhdojë përpara. Unë gjithashtu do të doja që ajo ta bënte këtë”, ka thënë Hill.

Përveç Hillit, folën edhe i dërguari gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, përfaqësuesi special rumun për Ballkanin Perëndimor, Adrian Davidoiu dhe këshilltari politik i të dërguarit special të BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Jozsef Pandur.

MARKETING