Abbas do të takohet me mbretin jordanez dhe Blinken për të ndalur luftën në Gaza

Abbas do të takohet me mbretin jordanez dhe Blinken për të ndalur luftën në Gaza

Presidenti palestinez, Mahmoud Abbas, është planifikuar të takohet me mbretin jordanez, Abdullah II dhe sekretarin amerikan të shtetit, Antony Blinken, për të ndalur luftën shkatërruese në Gaza, transmeton Anadolu.

Sekretari i Komisionit Ekzekutiv i Organizatës për Çlirimin e Palestinës (PLO), Hussein Al-Sheikh, tha se gjatë ditës presidenti palestinez do të takohet me mbretin Abdullah II në përpjekje për përfundimin e luftës së vazhdueshme në Gaza.

Al-Sheikh gjithashtu tha se presidenti Abbas nesër do të takohet me sekretarin amerikan.

Blinken sot nisi vizitë zyrtare në Izrael për t’u takuar me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu dhe për t’i shprehur mbështetje Izraelit në luftën e vazhdueshme me grupet palestineze në Gaza.

Që nga fillimi i konfliktit izraelito-palestinez të shtunën e kaluar, mbi 1.200 palestinezë dhe 1.300 izraelitë janë vrarë.

Në një përshkallëzim dramatik të tensioneve në Lindjen e Mesme, forcat izraelite kanë nisur fushatë të fuqishme ushtarake kundër Rripit të Gazës së bllokuar, në përgjigje ndaj një ofensive ushtarake të grupit palestinez Hamas në territoret izraelite.

Konflikti filloi kur Hamasi nisi operacionin “Tufani i Aksa-së” kundër Izraelit, një sulm i papritur në shumë fronte, përfshirë lëshimin e një breshëri raketash dhe infiltrimesh në Izraeli përmes tokës, detit dhe ajrit, për të cilin Hamasi tha se ishte në hakmarrjeje për sulmin ndaj xhamisë Al-Aksa në Kudsin Lindor të pushtuar dhe dhunës në rritje të kolonëve izraelitë kundër palestinezëve.

Në përgjigje të veprimeve të Hamasit, ushtria izraelite nisi operacion kundër objektivave të Hamasit brenda Rripit të Gazës.

Përgjigjja e Izraelit është shtrirë edhe me ndërprerjen e furnizimit me ujë dhe energji në Gaza, duke përkeqësuar më tej kushtet e jetesës në një zonë që është përfshirë nga një rrethim izraelit që nga viti 2007.

MARKETING