11 punonjës të agjencisë së OKB-së për refugjatë të vrarë në Rripin e Gazës

11 punonjës të agjencisë së OKB-së për refugjatë të vrarë në Rripin e Gazës

Të paktën 11 pjesëtarë të personelit të OKB-së dhe 30 nxënës në shkollat e OKB-së janë vrarë në Rripin e Gazës nga sulmet ajrore izraelite, transmeton Anadolu.

“Njëmbëdhjetë pjesëtarë të personelit të UNRWA-së (Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Ndihmë dhe Punë për Refugjatët Palestinë në Lindjen e Afërt) janë vrarë që nga e shtuna”, u tha gazetarëve zëdhënësi Stephane Dujarric gjatë një konference shtypi.

“Ndërkohë, 30 nxënës të UNRWA-së gjithashtu janë vrarë dhe tetë të tjerë janë plagosur”, tha ai.

“Stafi i UNRWA-s po punon gjatë gjithë kohës për t’iu përgjigjur nevojave të të zhvendosurve”, tha ai.

“Megjithatë, disa janë të mbipopulluar dhe kanë disponueshmëri të kufizuar të ushqimit, artikujve të tjerë bazë dhe ujit të pijshëm”, shtoi Dujarric.

Agjencia shkroi në një postim “X” se është “shumë e pikëlluar” nga konfirmimi se 11 kolegë janë vrarë që nga 7 tetori në Rripin e Gazës.

“Disa u vranë në shtëpitë e tyre me familjet e tyre. UNRWA-ja e vajton këtë humbje dhe është në pikëllim me kolegët tanë dhe familjet”, thuhet në postim.

MARKETING