‘Bota në fokus’: Kur dhe si filloi okupimi i Palestinës?

‘Bota në fokus’: Kur dhe si filloi okupimi i Palestinës?

Holokausti gjatë Luftës së Dytë Botërore u bë një nga arsyet kryesore për hebrenjtë, për të emigrimin masivisht në Palestinë. Pra, ata shkuan si emigrantë në tokat që sot i kanë pushtuar dhe i kanë quajtur Izrael.

Ideja për themelimin e shtetit Izraelit në Palestinë dhe shpallja e shtetit të ri çoi në luftën e vitit 1948, luftë që e fituan hebrenjtë. Palestinezët e quajnë atë “al Naqba”, që do të thotë “katastrofë” pasi fitorja e Izraelit çoi në zhvendosjen masive të rreth 700,000 palestinezëve.

E në anën tjetër deri në vitin 1960 Palestina u popullua me 1.5 milionë hebre të adrhur nga Evropa. Në vitin 1959 Yaser Arafat themeloi Lëvizjen Fatah, ndërsa në vitin 1964 palestinezët bashkuan forcat dhe krijuan Organizatën për Çlirimin e Palestinës për si një rezistencë e unifikuar ndaj Izraelit.

Në vitin 1967 shpërtheu Lufta gashtë ditore mes vendeve arabe dhe Izraelit, ndërsa po e njejta u përsërit në vitin 1973 dhe q ëtë dy luftërat i fitoi Izraeli. Disfata e vendeve arabe realisht i hapi rrugë Izraelit për spastrim etnik në tokat palestinez edhe sot është vetëm rripi i Gazës që i bën rezistencë presionit sistematik të shtetit Sionist.

Avdi Bakiju /SHENJA/

MARKETING