SHBA-ja konfidmon vdekjen e nëntë shtetasve amerikanë në konfliktin në Izrael

SHBA-ja konfidmon vdekjen e nëntë shtetasve amerikanë në konfliktin në Izrael

SHBA-ja tha se nëntë amerikanë kanë vdekur gjatë armiqësive të vazhdueshme në Izrael dhe territoret e pushtuara palestineze, raporton Anadolu.

“Në këtë kohë, ne mund të konfirmojmë vdekjen e nëntë shtetasve amerikanë. Ne shprehim ngushëllimet tona më të thella për viktimat dhe familjet e të gjithë të prekurve dhe u urojmë të lënduarve një shërim të shpejtë”, tha për Anadolu një zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare në një përgjigje me email.

“Ne vazhdojmë të monitorojmë situatën nga afër dhe mbetemi në kontakt me partnerët tanë izraelitë, veçanërisht me autoritetet lokale”, shtoi zëdhënësi.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller, konfirmoi gjithashtu se ka “shtetas amerikanë të pagjetur dhe ne po punojmë me partnerët tanë izraelitë për të përcaktuar vendndodhjen e tyre”.

Grupi i rezistencës me seli në Gaza, Hamasi, të shtunën herët nisi operacionin “Tufani i Aksasë” kundër Izraelit, duke lëshuar një breshëri raketash. Hamasi tha se sulmi i befasishëm ishte në përgjigje të sulmit ndaj Xhamisë Al-Aksa në Kudsin Lindor të pushtuar dhe rritjes së dhunës së kolonëve.

Si kundërpërgjigje, ushtria izraelite nisi një sulm në Rripin e Gazës me dhjetëra avionë luftarakë, duke vrarë më shumë se 500 palestinezë dhe duke plagosur të paktën 2.751 të tjerë.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Izraelit, të paktën 800 izraelitë janë vrarë dhe mbi 2.300 të tjerë janë plagosur.

MARKETING