Drejtori i Policisë: Rreshteri Afrim Bunjaku humbi jetën nga shpërthimi i një mine të telekomanduar, shfaq pamjet
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka thënë se rreshteri Afrim Bunjaku ka humbur jetën nga shpërthimi i një mine që ka shpërthyer me teledirigjim.
Hoxha thotë se nuk qëndrojnë pohimet e Serbisë se qëllimi nuk ka qenë vrasja e policëve të Kosovës.
“Vrasja ka ndodhur me minë anti-këmëbsorike, të detonuar me tele-dirigjues dhe bateri elektrike që është përdorur nga grupi. Kanë vazhduar sulmet me raketahedhës në dhe afër manastirit, diku 300-400 metra nga vendi ku u vra rreshter Afrimi”, ka thënë Hoxha.
“Momenti i sulmit, dhe hedhjes nga pjesa e epërme edhe pastaj fati ka qenë në anën tonë dhe nuk është qëlluar direkt blinda. Ora 4:21 e mëngjesit. Goditja me zollë”, tha Hoxha derisa prezenton videon e sulmit.
“Kolegët tanë vazhdojnë dhe dallon përtej barrikadës së parë. Veturat anash kanë qenë të policisë që kanë qenë të sulmuara që kanë mbetur në vendin e ngjarjes”, ka thënë Hoxha më tutje.
“Vetura që është përdorur nga rreshteri Bunjaku dhe një veturë tjetër e njësitit të Policisë kufitarë”, tha ai duke shtuar se për këtë arsye nevojiten njësitet e specializuara.