Vuçiq: Njërin e vranë me një plumb në kokë, dhe në tjetrin kur hodhi armën e qëlluan 12 plumba
Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha të mërkurën, duke komentuar sulmin terrorist ndaj organeve policore të Kosovës në të cilat një polic dhe tre serbë, pjesëtarë të grupit terrorist, se ai ka paralajmëruar për incidente të mundshme në veri të Kosovës tash e një vit dhe se për ai tre serbët e vrarë “nuk janë terroristë”.
Në një intervistë për RTS, Vuçiq tha se serbët në veri të Kosovës janë “ngopur me terrorin e Albin Kurtit”.
Vuçiq të mërkurën, duke shprehur ngushëllimet e tij për familjet e të gjithë të vrarëve në konfliktin e së dielës, tha se, “ndonëse vrasja e një polici shqiptar është absolutisht e dënueshme”, për të “si president i Serbisë, tre serbët që vdiqën në Banjska nuk janë terroristë”.
Vuçiq pret që trupat e serbëve të vrarë t’u dorëzohen familjeve të tyre të enjten në mëngjes. Ai më së shumti pretendoi se ka frikë “se si do të reagojë familja e të vrarit Mijailoviq”, i cili, sipas tij, është qëlluar me plumb në kokë.
Ai shtoi se kanë persona të cilët, “si dëshmitarë të mbrojtur, janë të gatshëm të dëshmojnë se Mijailoviç u qëllua drejtpërdrejt në kokë dhe u vra gjakftohtë”.
“Probleme ka pasur edhe me autopsinë”, shton Vuçiq, duke thënë se Serbia ka kërkuar që në çdo gjë të marrë pjesë një ekspert nga Serbia.
“Sidomos bënë telashe rreth Milenkoviqit i cili u vra me 12 plumba në momentin kur hodhi pushkën dhe ngriti duart lart”, pretendon Vuçiq.
Qeveria e Serbisë e shpalli 27 shtatorin ditë zie “për ngjarjet tragjike në Kosovë”, të cilat Vuçiq i vendosi sonte në kuadër të kushtetutës shtetërore.
“Nga pikëpamja e Kushtetutës së Republikës së Serbisë, të gjithë janë qytetarë të vendit tonë. Serbia ka ditë zie për tre serbët e ndjerë dhe për policin e vrarë. Mendoj se është vendim civilizues, serioz dhe përgjegjës”, tha Vuçiq.
Ai kërkoi që autoritetet e Prishtinës dhe EULEX-i të mundësojnë një hetim dhe autopsi të duhur për të përcaktuar se si u vranë tre terroristët serbët dhe polici i Kosovës.