Bekim Qoku: I ranë maskat qasjes ndërkombëtare ndaj Vuçiqit

Bekim Qoku: I ranë maskat qasjes ndërkombëtare ndaj Vuçiqit

Në emisionin “Intervistë në SHENJA”, këshilltari i Albin Kurtit, nga Maqedonia e Veriut, Bekim Qoku, tha se Vuçiqi është pa maskë, duket qartë qëndrimi i tij, synimet e tij, por ajo që dua të them është se “Maskat i ranë qasjes ndërkombëtare ndaj Vuçiqit”.

“Më shumë maskat i ranë Borellit, Lajçakut dhe Escobarit se sa Vuçiqit. Të gjithë njerëzit e shohin Vuçiqin kush është, ai duket është tamam si ai mbreti që brret lakuriç, por këta nuk kanë ditë, i mbyllnin sytë. Ky aksion për mua ua shqerri maskat ndërmjetësuesve, ndërmjetësuesit, por jo vetëm ato, por qasjen e këtyre ndërmjetësuesve, në raport me Serbinë, që ato e ledhatojnë dihet qartë dhe tani situata këndellet, tani këto nuk kanë më si ta mbrojnë atë Vuçiq”, tha Qoku.

MARKETING