Lista Serbe fajëson Kurtin për ngjarjen në veri
Ngjarja e së dielës në Banjskë të Zveçanit tronditi Kosovën.
Si pasojë e një sulmi të armatosur nga një grup terrorist serb, mbeti i vrarë polici i Kosovës, rreshteri Afrim Bunjaku.
Një ditë më pas rreth ngjarjes në veri ka reaguar Lista Serbe.
Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, kjo parti fajëson kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti mbi zhvillimet.
Partia më e madhe serbe në Kosovë, ka kërkuar nga KFOR-i dhe EULEX-i që urgjentisht të vendosen në veri.
“Ne i bëjmë thirrje të gjithëve për paqe dhe vetëpërmbajtje, sepse është e nevojshme që sa më parë të rivendoset paqja në rrugët tona”, thuhet në reagimin e Listës Serbe.
Sipas Listës Serbe, dy nga pjesëtarët e grupit terrorist ishin vrarë pasi që ishin dorëzuar.
Ata thanë se do të kërkojnë hetim për të.