Osmani: Bunjaku dhe policët e tjerë dje u sfiduan nga bandat terroriste të dirigjuara nga Beogradi

Osmani: Bunjaku dhe policët e tjerë dje u sfiduan nga bandat terroriste të dirigjuara nga Beogradi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se pjesëtarët e Policisë së Kosovës dje u sfiduan nga bandat terroriste të dirigjuara nga Beogradi, ku fatkeqësisht u vra rreshteri policor, Afrim Bunjaku.

Osmani tha se Policia e Kosovës ka rikthyer ligjin dhe mbrojti integritetin territorial të Republikës së Kosovës.
“Afrim Bunjaku sikurse gjithë pjesëtarët tjerë të Policisë së Kosovës, dje u sfiduan nga bandat terroriste të dirigjuara nga Beogradi, dhe bënë atë që duhet, rikthyen ligjin mbrojtën integritetin territorial dhe sovran dhe vunë në vend dinjitetin”, u shpreh Osmani.

MARKETING