Pas vrasjes së policit në veri, logo e Policisë së Kosovës shfaqet në sheshin “Times Square” në New York

Pas vrasjes së policit në veri, logo e Policisë së Kosovës shfaqet në sheshin “Times Square” në New York

Sulmi terrorist që ndodhi të dielën ndaj Policisë së Kosovës në veri, ku mbeti i vrarë reshteri Afrim Bunjkau dhe u plagos një tjetër, ka nxitur reagime të shumta.

Në mesin e këtyre reagimeve pati shumë falënderime për pjesëtarët e Policisë së Kosovës për punën e tyre profesionale.

Në shenjë falënderimi për Policinë e Kosovës, mbrëmë në sheshin “Times Square” në New York, në ekranin gjigand është shfaqur logo e policisë bashkë me atë të UÇK-së dhe FSK-së.

“Faleminderit heronjve tanë, Policisë së Kosovës. Rroftë Kosova Republikë”, ishte mbishkrimi që ishte vendosur tek fotografia ku shihej logo e Policisë së Kosovës.

Në fotografinë tjetër ku shihej logo e UÇK-së shkruhej “Të vdesësh për atdhe është sikur të rilindësh përsëri – Afrim Bunjaku”.

E gjithë kjo është realizuar nga Dren Deva nga Mitrovica dhe kompania e tij “Tafingo”.

MARKETING