Vuçiq: Kur kishte konflikt të tillë në Maqedoni, bota e ndërpreu, sot thanë “vrisni të gjithë”
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq në konferencën për media tha se kur ka ndodhur në Maqedoni një konflikt i tillë, janë zhvilluar biseda dhe u arrit marrëveshje, ndërsa sot kanë thënë që t’i vrasin të gjithë.
“Vini re edhe një detaj. Kur kishte konflikt të tillë në Maqedoni, pra në Maqedoninë e Veriut, bota e ndalonte atë, kishte bisedime dhe marrëveshje, sot thanë ‘vrisni të gjithë’. Kur Serbia ka shkuar në Drenicë që të konfrontohet me ata që kanë dashur të shkëputën nga shteti i njohur ndërkombëtarisht, ata kanë thënë se kanë qenë luftëtarë për liri në krye me Adem Jasharin dhe jo terroristë, vetëm Serbia si duket është terroriste. Kjo është mësim që ta dimë se me kë kemi punë dhe të dimë se ç’është ajo që mendojnë për ne. Keni dëgjuar sot se gjithçka është organizuar nga Beogradi”, ka deklaruar Vuçiqi, raporton SHENJA.
Ai ka thënë se dy serbë janë qëlluar nga snajperë nga distanca. Po ashtu ka thënë se është shtënë edhe në drejtim të shtëpive, në të cilën ka pasur “vetëm pleq”,