Kurti: Pikëllimi është i thellë, Kosova do të ngadhënjejë

Kurti: Pikëllimi është i thellë, Kosova do të ngadhënjejë

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosova do të ngadhënjejë e se shteti do të vazhdojë rrugën që ndriti polici që u vra të dielën në veri, Afrim Bunjaku.

Ai ka thënë para mediave të enjten se kanë shprehur ngushëllime te familja e policit të ndjerë.

“Sot erdhëm të shprehim ngushëllime si Qeveri. Pikëllimi është i thellë, dhembja e madhe, por edhe krenaria e jashtëzakonshme për guximin dhe sakrificën e Afrimit. Në betejën e Kosovës për rend e ligj, kushtetutshmëri, siguri e paqe, për të drejta e liri për të gjithë, kundër kriminelëve të mbështetur politikisht, financiarisht nga Serbia, do të ngadhnjejë Republika e pavarur e Kosovës”, ka deklaruar Kurti.

MARKETING