Lladrovci: Krenar me Policinë e Kosovës, nuk ka vend këtu për Wagnerin!

Lladrovci: Krenar me Policinë e Kosovës, nuk ka vend këtu për Wagnerin!

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka vlerësuar lartë Policinë e Kosovës, duke theksuar se është krenar me të.

“Kosova është vend i shqiponjave, nuk ka vend për Wagnerin. Krenar me Policinë e Kosovës”, ka shkruar Lladrovci.

Postimi i plotë:

Policia e Kosovës, e ngritur mbi vlerat më sublime të shtetit tonë, është krenaria jonë.

Policia e Kosovës nuk e njeh Wagnerin as ia lë vendin këtu. Deri tash, gati gjysma e njësitit terrorist janë jashtë radhëve, disa te shefi i vet e disa të lidhur.

Pres lajmin se kriminelët e përgatitur e të pajisur me armë nga Vuçiqi, janë asgjësuar një për një. Të kota janë përpjekjet për ta destabilizuar Kosovën.

Kosova është vend i shqiponjave, nuk ka vend për Wagnerin. Krenar me Policinë e Kosovës!

MARKETING