Varheyli: Dënoj fuqishëm sulmin kundër Policisë, ngushëllime familjes së policit të vrarë
Komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi të Mirë, Oliver Varhelyi, e ka dënuar sulmin e mbrëmshëm ndaj policisë së Kosovës, ku mbeti i vrarë një zyrtar policor dhe një tjetër u plagos.
“Dënoj fuqishëm sulmin kundër Policisë së Kosovës. Dhuna duhet të ndalet menjëherë. I dërgoj ngushëllimet më të thella familjes së policit të Kosovës që vdiq sot në mëngjes dhe i uroj shërim të shpejtë të lënduarve”.
“Mbështesim punën e EULEX-it dhe KFOR-it në terren dhe bëjmë thirrje për hetim të plotë”, deklaroi Varhelyi.