Reagon Veliaj: Sulmi ndaj Kosovës një barbari e pashoqe për Europën e 2023-shit

Reagon Veliaj: Sulmi ndaj Kosovës një barbari e pashoqe për Europën e 2023-shit

Edhe kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar për ngjarjen e rëndë në veri të Kosovës, ku humbi jetën një efektiv i policisë.

Veliaj e ka quajtur sulmin nga serbët si një barbari e pashoqe për Europën e 2023-shit. Ai shtoi gjithashtu se Unioni i Bashkive i dënon me forcë këto akte terrori, ndërsa ka shprehur ngushëllimet familjarit e policit që humbi jetën, Afrim Bunjaku.

“Sulmi i organizuar kriminal ndaj forcave të policisë së Kosovës është një barbari e pashoqe për Europën e 2023!

Unioni i Bashkive dënon me forcë këto akte terrori si dhe i shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes së heroit Afrim Bunjaku, dhe shërim të shpejtë dy kolegëve të tij”, ka shkruar Veliaj në një postim në X.

MARKETING