BE-ja shpreh gatishmëri për të dërguar ndihma në Libi pas përmbytjeve

BE-ja shpreh gatishmëri për të dërguar ndihma në Libi pas përmbytjeve

Bashkimi Evropian (BE) njoftoi se po ndjek nga afër gjendjen në Libi, ku ka ndodhur fatkeqësi e përmbytjes, duke shprehur gatishmëri për të dërguar ndihma, transmeton Anadolu.

Kreu i Këshillit Evropian (KE) Charles Michel, në një njoftim në rrjetin social “X”, shprehu keqardhjen e tij nga pamjet në Libi, veçanërisht pas vdekjeve dhe shkatërrimit të shkaktuar nga përmbytjet në lindje të vendit.

“BE-ja është gati t’u ndihmojë të prekurve nga kjo fatkeqësi”, theksoi ai.

Kryediplomati i Bashkimit Evropian (BE), Josep Borrell, gjithashtu shprehu keqardhjen e tij për fatkeqësinë në Libi, duke theksuar se BE-ja po ndjek nga afër situatën dhe është e gatshme për mbështetje.

Qytetet më të prekura nga katastrofa nga stuhia Daniel në Libinë lindore janë Derna, Bengazi, Bayda dhe Al-Marj dhe Soussa.

Sipas “ministrit të Shëndetësisë të qeverisë në Libinë lindore”, Osman Abduljalil, në fatkeqësinë që ka ndodhur në lindje të vendit, numri i të vdekurve ka shkuar në mbi 3.000.

Abdul Hamid Dbeibeh, kreu i qeverisë së unitetit me bazë në Tripoli, i shpalli të gjitha zonat e ekspozuara ndaj stuhisë dhe përmbytjeve si zona fatkeqësie dhe shpalli tri ditë zie kombëtare.

MARKETING