Ukraina rimerr kontrollin e platformës së naftës pranë Krimesë

Ukraina rimerr kontrollin e platformës së naftës pranë Krimesë

Forcat ukrainase kanë rimarrë nën kontroll disa platforma për nxjerrje të gazit dhe naftës në det të hapura pranë Krimesë, ka njoftuar të hënën Inteligjenca ushtarake e Ukrainës (GUR), raporton agjencia AP.

Ajo ka bërë të ditur përmes rrjetit Telegram se forcat e Kievit kanë rimarrë platformat e njohura si “Kullat Boiko” në një “operacion unik”.

Sipas inteligjencës, platformat ishin pushtuar më 2015 nga Rusia, e cila aneksoi Krimenë në vitin 2014 dhe ishin përdorur nga Moska për qëllime ushtarake që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

Rusia nuk e komentoi menjëherë raportin. Inteligjenca ka njoftuar se për Ukrainën, rifitimi i kontrollit të Kullave Boiko është i një rëndësie strategjike dhe, si rezultat, Rusia humbi aftësinë për t’i përdorur ato për qëllime ushtarake.

MARKETING