Përmbytje që nuk ishin parë prej 140 vitesh, Hong-Kongu “zhytet” në ujë

Përmbytje që nuk ishin parë prej 140 vitesh, Hong-Kongu “zhytet” në ujë

Hong-Kong dhe qytetet në jug të Kinës po përballen me përmbytje të rënda, që kanë paralizuar jetën atje.

Nga e enjtja, gjithçka, rrugët e stacionet e metrosë janë të mbyllura. Askush nuk do të shkojë në punë apo në shkolla, deri në një njoftim të dytë.

Zyra e shërbimit meteorologjik tha se prej të enjtes e në vazhdim, ka rënë sasia më e madhe e shiut në 140 vitet e fundit. Nga dje, autoritetet e mbrojtjes civile kanë nisur operacionet e shpëtimit, me 83 persona që janë dërguar në spital.

700 mm shi ranë nga mesnata e së enjtes në mëngjesin e kësaj të premteje, shoqëruar me stuhi të fuqishme ere. Në 1 orë, sipas observatorit të Hong-Kongut ra 158 milimetër shi, nivel rekord që prej vitit 1884.

MARKETING