Ndotje alarmante e ajrit në Europë, 98 përqind e popullsisë thith ajër të keq

Ndotje alarmante e ajrit në Europë, 98 përqind e popullsisë thith ajër të keq

Bashkimi Europian po diskuton për rregulla të reja lidhur me cilësinë e ajrit, ndërsa vlerësohet se 98 përqind e njerëzve në kontinentin e vjetër thithin ajër më të ndotur nga sa rekomandohet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Sipas të dhënave satelitore të shërbimit për monitorim të Copernicus, të analizuara nga Deutsche Welle, në vitin 2022 pothuajse e gjithë popullsia europaine, jetonin në zona, ku përqendrimet e pluhurit të imët ishin mbi kufirin e vendosur nga OBSH. Përjashtimet e vetme janë Islanda, Finlanda, Norvegjia dhe Suedia.

“Gjatë korrikut të vitit 2022 një valë e të nxehtit u vëzhgua përreth Europës ku qindra zona të monitorimit të ajrit e tejkaluan kufirin e vendosur nga OBSH”, tha Lorenzo Labrador, shkencëtar, OBSH.

Sipas OBSH-së, përqendrimi mesatar vjetor i grimcave të pluhurit të imët nuk duhet të kalojë pesë mikrogramë për metër kub ajër. Sipas analizës, rajonet më të ndotura të Evropës arrijnë çdo vit një përqendrim mesatar prej rreth 25 mikrogramësh për metër kub pluhuri të imët (PM2,5). Rregullat e reja të Bashkimit Evropian për cilësinë e ajrit.

Në Evropë do të lejojnë një përqendrim mesatar vjetor prej 10 mikrogramë pluhuri të imët për metër kub ajër. Mjaft të ndotura janë aktualisht pjesë të Evropës Lindore, lugina e lumit Po në Itali dhe rajone të mëdha si Athina, Barcelona dhe Parisi.

Studiuesit në fushën e shëndetësisë dhe ambientalistët argumentojnë se udhëzimet e reja të BE duhet të miratojnë kufijtë e OBSH-së, por pranojnë se kjo gjë do të ishte e vështirë.

Autoritetet e mjedisit raportojnë se mijëra njerëz vdesin para kohe çdo vit nga sëmundjet e shkaktuara nga ndotja e ajrit. Udhëheqësit botërore mblidhen në Nju Delhi të Indisë për samitin vjetor të G20-tës. Por arritja e konsensusit për problematikat globale do të jetë e vështirë mes dallimeve të mëdha për luftën në Ukrainë. Samiti bojkotohet nga Vladimir Putin dhe Xi Jinping, por do të jenë Biden, Macron dhe Olaf Scholz. /a2news/

MARKETING