Kurti: Greqia është ndër pesë shtetet e BE-së që mund të jetë më afër njohjes së Kosovës

Kurti: Greqia është ndër pesë shtetet e BE-së që mund të jetë më afër njohjes së Kosovës

Edhe pse janë 27 shtete në Bashkimin Evropian që e njohin Republikën e Kosovës si shtet të pavarur, janë 5 shtete që nuk e njohin.

Këto përfshijnë Spanjën, Sllovakinë, Qipron, Rumaninë dhe Greqinë.

Por, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është optimist se vendi i tij përfundimisht do të arrijë të bindë shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën.

Kurti ka thënë se Kosova në vitet e fundit ka bërë përparime diplomatike sa i përket komunikimit dhe bashkëpunimit me mos njohësit, në veçanti me Greqinë, e cila siç tha ai “mund të jetë afër njohjes së Kosovës”.

Këtë deklaratë Kurti e bëri sot në një intervistë për televizionin polak “TVP World”.

Ai po ashtu tha se Kosova po punon fort në planin diplomatik për t’i bindur pesë vendet e mbetura të BE-së që ta njohin Kosovën. /Telegrafi/

MARKETING