Një xhungël e mbushur me kokainë, shkatërrohen 5 laboratorë në Kolumbi dhe Bolivi

Një xhungël e mbushur me kokainë, shkatërrohen 5 laboratorë në Kolumbi dhe Bolivi

Autoritetet kolumbiane dhe ato në Bolivi kanë zbuluar dhe shkatërruar, gjatë ditëve të fundit, 5 laboratorë droge të fshehura thellë në xhungël, të cilat prodhonin sasi të mëdha kokaine.

Grupi hetimor zbuloi në fillim dy laboratorë kokaine në rajonin e El Tambos, në të cilat gjeti 3914 kg hidroklorid kokaine, 692 kg pastë dhe 5000 kg lëndë kimike që përdorej për përgatitjen e lëndës narkotike.

Në operacionin e dytë u sekuestruan 345 kg kokainë e pastër, si dhe u arrestuan personat që u gjetën duke punuar në laborator.

Në xhunglën e Villa Tunarit në Bolivi, policia e mbështetur dhe nga ushtria gjeti 3 laboratorë të tjerë dhe një sasi të madhe kokaine që u asgjësua me djegie,

Sipas autoriteteve, droga e shkatërruar kishte si destinacion tregun amerikan, teksa e cilësuan operacionin si tepër të suksesshëm dhe goditje për grupet e trafikantëve.

MARKETING