Japonia i bashkohet garës për “pushtimin” e Hënës, lëshohet me sukses raketa

Japonia i bashkohet garës për “pushtimin” e Hënës, lëshohet me sukses raketa

Japonia lëshoi me sukses një raketë me një sondë hënore, pas katër tentativa të dështuara më herët gjatë vitit për shkak të motit të keq.

Sonda e quajtur “snajperi i Hënës”, pritet të tentojë të ulet në sipërfaqen e satelitit në muajin shkurt, nëse gjithçka do të shkojë mirë.

Qëllimi i Japonisë është që të jetë vendi i pestë në botë që ulet në Hënë, pas SHBA-së, Rusisë, Kinës dhe Indisë.

Dy javë më herët, India bëri historinë duke ulur me sukses anijen e saj hapësinore në anën e errët të satelitit kryesor të tokës.

Teksa sonda japoneze është projektuar të ulet 100 metra larg kraterit të Shiolit që është në anën më të afërt të Hënës. Ajo do të hyjë në orbitën e saj brenda 4 muajsh dhe më pas do të udhëtojë rreth saj për një muaj para se të tentojë të ulet.

Misioni 100 milionë dollarësh kërkon të tregojë aftësitë e Tokios për të dërguar në të ardhmen anije kozmike me kosto të ulët në Hënë.

MARKETING