Zvicra përballet me rritje të kërkesave për azil

Së fundmi, referuar shifrave, Zvicra ka shënuar rritjen e kërkesave për azil në gjysmën e parë të vitit 2023, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Nga janari deri në fund të qershorit janë dorëzuar 519,000, ose 28% më shumë, sipas të dhënave të siguruara të martën nga Agjencia e Azilit të BE-së (shifra më e lartë që nga viti 2015-2016).

Trendi parashikohet të jetë rritës edhe për muajt e ardhshëm, me mundësi që deri në fund të vitit të kalojë një milion kërkesa.

Sirianët, afganët, venezuelianët dhe turqit janë aplikantët kryesorë, duke zënë 44% të aplikimeve. Gjermania është kombi që ka marrë më shumë kërkesa, 30% të totalit, pothuajse dyfishi i asaj të Spanjës (17%) dhe Francës (16%). Përafërsisht 41% e aplikimeve të shkallës së parë morën përgjigje pozitive. Për më tepër, rreth katër milionë ukrainas që ikin nga pushtimi rus aktualisht përfitojnë nga mbrojtja e përkohshme në Bashkimin Evropian.

MARKETING