Ushtria sudaneze lëshon dekret për shpërbërjen e Forcave të Mbështetjes së Shpejtë

Ushtria sudaneze lëshon dekret për shpërbërjen e Forcave të Mbështetjes së Shpejtë

Shefi i ushtrisë sudaneze Abdel Fattah al-Burhan lëshoi një dekret për shpërbërjen e Forcave paraushtarake të Mbështetjes së Shpejtë (RSF), transmeton Anadolu.

Al-Burhan, i cili gjithashtu kryeson Këshillin e Sovranitetit të vendit, udhëzoi udhëheqjen e forcave të armatosura dhe autoritetet përkatëse për të zbatuar dekretin kushtetues për shpërndarjen e RSF-së.

Vendimi erdhi “si pasojë e rebelimit të këtyre forcave ndaj shtetit dhe shkeljeve të rënda që ata kryen ndaj qytetarëve dhe sabotimit të qëllimshëm të infrastrukturës së vendit”, thuhet në një deklaratë të Këshillit të Sovranitetit.

Më herët, SHBA-ja sanksionoi Abdelrahim Hamdan Dagalon, udhëheqësin e lartë dhe komandantin rajonal të RSF-së.

Që nga fillimi i luftës midis RSF-së dhe forcave të armatosura sudaneze më 15 prill, mijëra njerëz janë vrarë dhe më shumë se 4 milionë janë zhvendosur, veçanërisht në Khartoum dhe Darfur.

MARKETING