Dikur futbollist i famshëm/ Batistuta drejt garës për kryetar të Firenzes

Dikur futbollist i famshëm/ Batistuta drejt garës për kryetar të Firenzes

Koalicioni i qendrës së djathtë në Itali po mendon të kandidojë si kryetar bashkie në Firence, Gabriel Omar Batistuta-n. Sipas të përditshmes “La Nazione”, emri i argjentinasit shikohet si një kandidaturë e fortë për zgjedhjet vendore që do të mbahen vitin që vjen në kryeqendrën e rajonit të Toskanës.

Opozita po punon për një kandidaturë të bujshme për Firenzen, shkruan lanazione.it.

Sipas të përditshmes ish-bomberi është kontaktuar që në fillimin e muajit qershor. Ai nuk është figura e vetme e shquar e kontaktuar për këtë post. Për momentin pengesa e madhe për tu kaluar është shtetësia e ish-bomberit.

Fakti se ai është argjentinas nuk ka mundësi që të futet në këtë garë. Në këtë drejtim partitë e qendrës të djathtë do të bëjnë gjithçka që është në dorën e tyre për të bindur Batistutën që të kandidojë pra të ndryshojë shtetësi pasi janë në kërkim të një personazhi, i cili do të bënte të mundur që një qytet si ai i Firences të votonte djathtas.

MARKETING