2 të vdekur nga përmbytjet në Bullgari, shpallet gjendje e jashtëzakonshme

2 të vdekur nga përmbytjet në Bullgari, shpallet gjendje e jashtëzakonshme

Bullgaria ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme mes përmbytjeve të rënda që vranë dy persona në qytetin turistik jugor Tsarevo, transmeton Anadolu.

Agjencia e lajmeve BTA raportoi se njerëzit në zonë u urdhëruan të evakuohen, ndërkohë disa ekipe zjarrfikëse u dërguan nga qytetet e afërta Burgas dhe Primorsko për t’u marrë me situatën.

Lumi Veleka ka dal nga shtrati duke përmbytur rrugën ndërmjet fshatrave Varvara dhe Sinemorets dhe duke e bërë atë të pakalueshme për qarkullim.

Instituti Kombëtar i Meteorologjisë dhe Hidrologjisë ka dhënë paralajmërime për erëra të forta dhe stuhi në 15 rajone.

MARKETING