Rama: Gjyqi ndaj Thaçit ngre pikëpyetje mbi respektimin e “procesit të drejtë”

Rama: Gjyqi ndaj Thaçit ngre pikëpyetje mbi respektimin e “procesit të drejtë”
epa08516638 President of the Republic of Kosovo Hashim Thaci (L) welcomes Prime Minister of Albania Edi Rama (R) in Pristina, Kosovo 29 June 2020. According to media reports, the Specialist Prosecutor's Office (SPO) in The Hague on 24 June 2020 filed a ten-count indictment with the Kosovo Specialist Chambers (KSC) against Thaci, on charges of alleged 'crimes against humanity and war crimes, including murder, enforced disappearance of persons, persecution, and torture.' EPA-EFE/VALDRIN XHEMAJ

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar sot një intervistë të ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Pas afro tri vitesh që nga arrestimi i tij nga Dhomat e Specializuara në Hagë, Nacionalja ka realizuar një intervistë ekskluzive me Thaçin, brenda dhomave të paraburgimit,

Në intervistë ai flet për veten, familjen, Kryeministrin Edi Ramën, të tashmen dhe të ardhmen e Kosovës, për domosdoshmërinë jetike të vendit që të qëndrojë në aleancën e përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të mos qëndrojë në një gjendje të vazhdueshme krizas të njëpasnjëshme, si dhe për nevojën e përmbylljes njëherë e përgjithmonë të çështjeve me Serbinë – në njohje të ndërsjellë.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale intervistën duke e konsideruar Thaçin si mik dhe vëlla.

“Me këtë intervistë të Presidentit të Republikës së Kosovës e komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, mikut tonë e vëllait tim Hashim Thaçi, i cili ka folur për herë të parë qysh nga dita e kyçjes në burgun e Hagës, ku po zhvillohet një gjykim që sa më shumë vazhdon, aq më shumë ngre pikëpyetje mbi nivelin e respektimit të parimit themelor demokratik të “procesit të drejtë”, ju uroj një ditë të mbarë të gjithëve ju, në Shqipëri e në Kosovë”, shprehet Rama. /Telegrafi/

MARKETING