Të zhdukurit, Kurti: Serbia vazhdon të refuzojë të hapë arkivat

Të zhdukurit, Kurti: Serbia vazhdon të refuzojë të hapë arkivat

Në Ditën Ndërkombëtare të Viktimave të Zhdukura me Forcë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se Serbia po refuzon t’i hapë arkivat, duke e mohuar përgjegjësinë dhe refuzon të hapë arkivat dhe të zbulojë vendndodhjet e varrezave masive.
Në një postim në platformën X, të njohur si Twitter, në Ditën Ndërkombëtare të Viktimave të Zhdukur me Forcë, Kurti ka theksuar se mungesa e tyre rëndon ende më shumë.

”Në Ditën Ndërkombëtare të Viktimave të Zhdukura me Forcë, kujtojmë 1617 personat e zhdukur me forcë gjatë luftës së Kosovës. Mungesa e tyre ende rëndon shumë, pasi Serbia vazhdon të mohojë përgjegjësinë dhe refuzon të hapë arkivat dhe të zbulojë vendndodhjet e varrezave masive”, ka shkruar Kurti, transmeton Telegrafi.
Më 2 maj kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti serb Vuçiq, nënshkruan Deklaratën për të Pagjeturit, si pjesë e një dialogu të nivelit të lartë politik, përmes të cilës palët u zotuan të lejojnë qasjen në të gjitha dokumentet në posedim të tyre, përfshirë ato të shënuara si ‘konfidenciale’.

Gjatë luftës në Kosovë janë vrarë rreth 13,000 njerëz, janë zhvendosur mbi 800,000, ndërsa janë zhdukur rreth 6,000, prej të cilëve rreth 1.600 janë ende të pagjetur.

Qindra trupa të shqiptarëve të vrarë të Kosovës janë gjetur në varrezat masive në Serbi.

MARKETING