Gjenden regjistruesit e aeroplanit të rrëzuar ku besohet se ishte Prigozhin – viktimave do t’iu bëhet analiza e ADN-së
Hetuesit rusë thonë se kanë gjetur dhjetë trupa dhe regjistruesit e fluturimit të aeroplanit të rrëzuar, ku besohet se pasagjerë ishte shefi i Wagnerit, Yevgeny Prigozhin.
Për viktimat po bëhet edhe analiza e ADN-së për të konfirmuar identitetin e tyre, raporton cnn.
“Komiteti Hetimor Rus vazhdon të hetojë rastin e rrëzimit të aeroplanit në rajonin e Tverit”, njoftoi komiteti, raporton cnn.
Regjistruesit e fluturimit dhe materialet e tjera janë duke u përpunuar ndërsa do t’iu bëhet edhe ekspertiza mjeko-ligjore.
“Gjatë hetimeve janë gjetur regjistruesit e fluturimit. Vazhdon ekzaminimi i detajuar i vendit të ngjarjes. Për momentin po sekuestrohen sendet dhe dokumentacioni që lidhet me të gjitha rrethanat e rrëzimit të aeroplanit dhe po dorëzohen për ekspertizë mjeko-ligjore”, shkruan më tutje.
Komisioni deklaroi se të gjithë skenarët e mundshëm për shkakun e incidentit janë duke u shqyrtuar tërësisht. /Telegrafi/