Danimarka do të ndalojë djegien publike të Kuranit

Danimarka do të ndalojë djegien publike të Kuranit

Ministri i Drejtësisë i Danimarkës, Peter Hummelgaard, ka bërë të ditur se qeveria daneze do të ndalojë përdhosjen publike të Kuranit, transmeton Anadolu.

Siç raporton gazeta ‘Ekstra Bladet’, Hummelgaard ka thënë se qeveria do të paraqesë një projektligj për të ndaluar djegien e shkrimeve fetare në vende publike. Gjatë një konference për media, ai ka thënë se djegia publike e shkrimeve fetare duhet të dënohet deri në dy vjet burg.

Duke e quajtur djegien e Kuranit si akt në thelb tallës dhe jodashamirës, shefi i drejtësisë daneze ka theksuar se përdhosja e librit të shenjtë të Islamit dëmton edhe interesat e Danimarkës.

Figura dhe grupe islamofobike në Evropën Veriore kanë kryer vazhdimisht akte të djegies së Kuranit dhe përpjekje të ngjashme për të përdhosur librin e shenjtë musliman, duke shkaktuar zemërim nga vendet muslimane dhe pjesa tjetër e botës.

MARKETING