Lukashenko: Prigozhinin e kam paralajmëruar se mund ta ketë një fund fatal, Putin nuk është fajtor
Udhëheqësi i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko tha se ai “nuk mund ta imagjinojë” se Vladimir Putin të jetë përfshirë në rrëzimin e aeroplanit në të cilin thuhet se ishte Yevgeny Prigozhin.
Ai tha se “është një punë shumë e ashpër dhe joprofesionale” që presidenti rus ta ketë urdhëruar rrëzimin e aeroplanit, raporton skynews.
“Unë e njoh Putinin – ai llogaritur gjithçka, ai është shumë i qetë, madje ndonjëherë vonohet”, tha lideri bjellorus. “Nuk mund ta imagjinoj se ai e ka bërë këtë, Putin nuk është fajtor”.
Lukashenko gjithashtu deklaroi se i kishte paralajmëruar shefat e mercenarëve, Prigozhinin dhe Dmitry Utkin – i cili besohet se i ka dhënë emrin grupit Wagner – të jenë vigjilentë ndaj kërcënimeve të mundshme ndaj jetës së tyre.