Rusia urdhëroi vrasjen e Prigozhin? Peskov: Gënjeshtër

Rusia urdhëroi vrasjen e Prigozhin? Peskov: Gënjeshtër

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov mohon pretendimet se Kremlini ka urdhëruar vrasjen e Yevgeny Prigozhin.

Gjatë një telefonate me gazetarët, Peskov tha se kishte “shumë spekulime” rreth rrëzimit të avionit dhe “vdekjes tragjike” të pasagjerëve në bord.

“Në perëndim po qarkullojnë shumë spekulime. Kjo është e gjitha një gënjeshtër e madhe. Sigurisht kur flasim për këtë çështje duhet të bazohemi në fakte. Nuk kemi shumë fakte për momentin, por çdo gjë do të sqarohet pasi të përfundojnë hetimet zyrtare,” tha ai.

MARKETING