Türkiye, Banka Qendrore rrit normën e kamatës me qëllimt ë stabilizimit të çmimeve

Türkiye, Banka Qendrore rrit normën e kamatës me qëllimt ë stabilizimit të çmimeve

Ministri i Thesarit dhe Financave i Türkiyes, Mehmet Şimşek, përsëriti sot vendosmërinë për stabilizimin e çmimeve në vend, pasi Banka Qendrore e rriti normën e kamatës në 25 për qind, raporton Anadolu.

Banka Qendrore e Republikës së Turqisë sot rriti normën bazë të interesit me 750 pikë bazë duke arritur në 25 për qind, niveli më i lartë që nga tetori 2021.

“Ne jemi të vendosur. Prioriteti ynë më i lartë është stabilizimi i çmimeve”, tha Şimşek.

Menjëherë pas njoftimit të Bankës Qendrore të Türkiyes për normën referencë të kamatës, u vërejt ulje e vlerës së dollarit dhe euros kundrejt lirës turke.w

MARKETING