SHBA, katër të vrarë dhe disa të plagosur nga të shtënat në një bar

SHBA, katër të vrarë dhe disa të plagosur nga të shtënat në një bar

Të paktën katër persona u vranë nga të shtënat në një bar çiklistësh në shtetin amerikan California, raporton Anadolu.

Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ndodhi në barin Cook’s Corner në Trabuco Canyon të Qarkut Orange.

Në mesin e të vrarëve është edhe sulmuesi i armatosur.

Gjashtë të tjerë janë transportuar në spitale, pesë prej tyre kanë marrë plagë me armë zjarri.

Autoritetet njoftuan autoritetet se asnjë efektiv nuk u lëndua.

MARKETING