Mbretëri e Bashkuar, kirurgët kryejnë me sukses transplantin e parë të mitrës

Mbretëri e Bashkuar, kirurgët kryejnë me sukses transplantin e parë të mitrës

Në një moment historik novator mjekësor, një ekip kirurgjik në Oksford ka kryer me sukses transplantin e parë të mitrës në Mbretërinë e Bashkuar, transmeton Anadolu.

Kjo procedurë ofron një dritë shprese për gratë që, ashtu si pacientja në këtë rast, janë lindur pa një mitër funksionale, duke u dhënë atyre mundësinë e përjetimit të shtatzënisë dhe lindjes.

Sipas një njoftimi nga Spitalet Universitare të Oksfordit, një grua 34-vjeçare pranuese dhe motra e saj donatore kanë dalë nga procedura në gjendje të mirë shëndetësore.

Pranuesja tani synon që më vonë t’i nënshtrohet fekondimit in vitro (IVF), duke përdorur embrionet e krijuara me burrin e saj.

Ekipi kirurgjik i këtij operacioni historik u bashkë-udhëhoq nga kirurgë shumë të aftë nga ‘Imperial College Healthcare NHS Trust’ dhe Spitalet Universitare të Oksfordit (OUH).

Profesori Richard Smith, i cili gjithashtu është themelues dhe kryetar i shoqatës së bamirësisë ‘Transplanti i mitrës në Mbretërinë e Bashkuar’, tha se “kjo është e para për Mbretërinë e Bashkuar pas 25 vitesh kërkimi dhe u mundësua vetëm falë motrës së pranuesit, e cila doli vullnetare dhe ishte e gatshme të dhuronte”.

“Është ende shumë herët, por nëse gjithçka vazhdon të shkojë mirë, shpresojmë që pranuesi të vazhdojë të përparojë dhe të jetë në gjendje të ketë një fëmijë në vitet e ardhshme. Ne i jemi mirënjohës shoqatës bamirëse ‘Transplanti i mitrës në Mbretërinë e Bashkuar’ për financimin e transplantit dhe kolegëve tanë shumë të talentuar për kohën dhe ekspertizën e tyre gjatë shumë viteve. Çdo transplant i mëtejshëm do të varet nga vullneti i donatorëve të përshtatshëm dhe financimi për operacionet, i cili vjen përmes ‘Transplantit të mitrës në Mbretërinë e Bashkuar’. Megjithatë, ne shpresojmë shumë se do të jemi në gjendje të ndihmojmë gratë e tjera të lindura pa ose me mitër të pazhvilluar në të ardhmen e afërt”, tha Smith.

Përafërsisht një në çdo 5 mijë gra në Mbretërinë e Bashkuar është e lindur pa një mitër funksionale, duke i bërë ato të paafta për të mbetur shtatzënë dhe për të lindur fëmijë.

Po ashtu shumë grave u është dashur t’i nënshtrohen operacioneve për heqjen e mitrës për shkak të problemeve të ndryshme shëndetësore, duke përfshirë kancerin dhe endometriozën.

Derisa kjo shënon transplantin inaugurues të mitrës në Mbretërinë e Bashkuar, ka pasur rreth 100 procedura të tilla të kryera në mbarë botën, duke rezultuar në afër 50 foshnja të lindura nga këto transplantime.

MARKETING