Tërmet me magnitudë 6,2 ballë godet Argjentinën

Tërmet me magnitudë 6,2 ballë godet Argjentinën

Një tërmet me magnitudë 6,2 ballë ka ndodhur në Argjentinë, transmeton Anadolu.

Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së (USGS) njoftoi se epiqendra e tërmetit ishte 130 kilometra në verilindje të qytetit Santiago del Estero në veri të vendit.

Mësohet se tërmeti ka ndodhur në një thellësi prej 568 kilometrash.

Pak minuta para tërmetit në Argjentinë, është raportuar se një tërmet me magnitudë 5,2 ka ndodhur në Kili.

USGS-ja tha se epiqendra e tërmetit me magnitudë 5,2 që ndodhi në Kili ishte 56 kilometra në lindje të qytetit La Tirana në provincën Tamarugal.

Sipas përcaktimeve të para, në të dy vendet nuk ka pasur humbje jetësh apo materiale.

MARKETING